Në Bletarinë Kastrati ne besojmë se shëndeti është një ndër vlerat më të rëndësishme të jetës. Jemi të bindur gjithashtu se çdo brez duhet ti dorëzojë pasardhësve të vet një mjedis e një të ardhme më të mirë se ajo që ka trashëguar.
Për këto arsye mjalti, propolisi, qumështi i bletës dhe të gjithë prodhimet e tjera realizohen me metoda 100% natyrale, mes natyrës së paprekur të Malësisë së Madhe.
Kosheret tona ndodhen larg çdo burimi ndotjeje mjedisore, mes ajrit të kulluar të hapësirave të lira rurale. Problemet e bletëve tona i trajtojmë gjithashtu me metoda natyrale, pa përdorur produkte kimike të dëmshme për mjedisin apo për shëndetin e njeriut.
Edhe për këto arsye, veprimtaria jonë është pajisur tashmë prej disa vitesh me markën e njohur zyrtare të shtetit italjan “Made with Italy”.