Bletari Kastrati

Vizita në Bletari

Mënyra më e mirë për tu njohur nga afër me ne dhe me prodhimet tona 100% natyrale është të na vizitoni, të paktën njëherë, në bletari. Këtu mund të shijoni e të zgjidhni të gjitha prodhimet e bletëve tona, si edhe të njiheni me bletarët, me territorin dhe me profesionin e bukur të bletërritjes. Gjatë […]

Bletaria Didaktike

Bota e bletëve është një univers i mrekullueshëm që meriton të njihet mirë edhe nga fëmijët e moshës shkollore. Ajo është e populluar nga mbretëresha, meshkuj e bletë punëtore, secila me detyrat e veta specifike, të gjitha të ndërvarura nga njëra-tjetra për mbarëvajtjen e jetës në bashkësi. Përmes vizitës në Bletarinë Kastrati, të shoqëruar nga […]

Mjalti në hoje

Tek Bletari Kastrati realizojmë edhe“bukën e bletëve”, ose mjaltin e papërpunuar të hojeve, këtë superushqim mjaft të vlerësuar për shijen dhe vetitë e veta kuruese. Ky produkt as nuk pastorizohet, as nuk kalohet në centrifugë, duke ruajtur kështu të plota të gjitha vetitë e veta ushqyese dhe shëruese.    Në këtë rast, që të shijoni […]

Dylli

Dylli i bletëve është një produkt mjaft i dobishëm dhe i kërkuar, të cilin mund ta përdorim në shumë mënyra: ai shërben për të realizuar kremra mbrojtës apo kundër diellit në kushte shtëpie, për të realizuar pomata i përzjerë me vajra vegjetalë e sidomos për realizimin e qirinjve në format tuaja të preferuara, të cilët […]

Qumështi i Bletës

Qumështi i bletës, i quajtur në disa gjuhë të botës edhe “peltja mbretërore” është një superushqim natyror, i pasur me vitamina, që forcon sistemin imunitar, ndihmon kundër plakjes së trupit e të mendjes dhe parandalon shfaqjen e shumë sëmundjeve.  Nuk është rastësi që bletët prodhimin më të mirë të tyre, qumështin e famshëm, ja rezervojnë […]

Propolis

propolis

Propolisi është një ilaç i mirëfilltë 100% natyral, i prodhuar nga bletët. I njohur mirë që nga lashtësia, ky aleat i fuqishëm i sistemit imunitar përdoret gjerësisht për trajtimin e një sërë shqetësimeve të shëndetit nga e ftohura, tek azma, duke kaluar përmes llojeve të ndryshme të gripit. Propolisi është një lloj rrëshire e grumbulluar […]

Mjaltet

Bashkë me bletët, miket dhe aleatet tona, ne realizojmë me metoda artizanale, që i ruajnë të pandryshuara shijen, aromën dhe vlerat ushqyese, përveç atij të bjeshkëve (shumëlulësh) ne realizojmë edhe tre lloje të zgjedhura mjalti biologjik: mjaltë sherebele, mjaltë lavande & mjaltë gështenje. Mjalti i sherebelës Mjalti i sherebelës është një ndër llojet më të […]

Kullotat e bletëve tona

Bletët tona lëvizin të lira në kullotat e pasura të mjedisit të bekuar të krahinës së Kastratit, mes brigjeve lindore të liqenit të Shkodrës dhe malësisë së Kelmendit. Kjo krahinë karakterizohet nga pyjet me famë të gështenjave, si edhe nga rritja e disa variteteve të bimëve mjekësore e aromatike, të kërkuara e të vlerësuara në […]

Kujdesi për mjedisin

Në Bletarinë Kastrati ne besojmë se shëndeti është një ndër vlerat më të rëndësishme të jetës. Jemi të bindur gjithashtu se çdo brez duhet ti dorëzojë pasardhësve të vet një mjedis e një të ardhme më të mirë se ajo që ka trashëguar. Për këto arsye mjalti, propolisi, qumështi i bletës dhe të gjithë prodhimet […]