Bota e bletëve është një univers i mrekullueshëm që meriton të njihet mirë edhe nga fëmijët e moshës shkollore. Ajo është e populluar nga mbretëresha, meshkuj e bletë punëtore, secila me detyrat e veta specifike, të gjitha të ndërvarura nga njëra-tjetra për mbarëvajtjen e jetës në bashkësi.
Përmes vizitës në Bletarinë Kastrati, të shoqëruar nga prindërit apo mësuesit e tyre, fëmijët mund ti njohin nga afër këto insekte mike të njeriut, të mësojnë të mos i druajnë e mbi të gjitha ti respektojnë e ti mbrojnë ato.
Afrimi i fëmijëve me këtë realitet ju lejon gjithashtu të njihen nga afër me një shoqëri të strukturuar në mënyrë të përsosur dhe krejt të natyrshme, të organizuar rreth roleve dhe rregullave të sakta, njohje nga e cila mund të nxjerrin mësime të vyera rreth përgjegjësisë, bashkëjetesës dhe bashkëpunimit me të tjerët.
Vizita në bletari do të thotë edhe njohje (dhe shijim) i prodhimeve natyrale të kosherve: mjalteve të shijshëm e të shëndetshëm, polenit, qumështit kaq të çmuar të bletës, propolisit çudibërës, dyllit erëmirë por edhe helmit të fuqishëm të bletëve, shumë i dobishëm për prodhimin e ilaçeve.
Për secilin nga këto produkte fëmijët do të mësojnë sesi realizohet, për çfarë përdoret dhe cilat janë përfitimet kryesore të përdorimit.
Vizitat didaktike të propozuara nga Bletaria Kastrati janë të përshtatshme për fëmijë të moshave të vogla, nga kopshtet deri në përfundim të studimeve të ciklit të ulët.
Vizitat organizohen me porosi dhe në bashkëpunim me mësuesit apo prindërit, duke u përshtatur në funksion të secilës grupmoshë. Ato përmbajnë shpjegime teorike por edhe veprimtari të thjeshta praktike, si p.sh.vizatimi, punimi i një qiriu me dyllë, apo lojrat në kopshtin e gjelbëruar të bletarisë.