Bletari Kastrati

Dylli

Dylli i bletëve është një produkt mjaft i dobishëm dhe i kërkuar, të cilin mund ta përdorim në shumë mënyra: ai shërben për të realizuar kremra mbrojtës apo kundër diellit në kushte shtëpie, për të realizuar pomata i përzjerë me vajra vegjetalë e sidomos për realizimin e qirinjve në format tuaja të preferuara, të cilët kur konsumohen lëshojnë në mjedis një aromë të këndshmë mjalti.