Aktualisht zotërojmë rreth 300 koshere, ku rrisim në mënyrë natyrale kolonitë e bletëve tona. Një pjesë e koshereve shërbejnë si çerdhje për rritjen e nukleuseve të bletëve të reja.
Bletët lëvizin të lira në kullotat e pasura të mjedisit të bekuar të krahinës së Kastratit, mes brigjeve lindore të liqenit të Shkodrës dhe malësisë së Kelmendit.
Ato i konsiderojmë pjesëtare të familjes sonë të madhe duke u përkujdesur për to në mënyrë të vazhdueshme. Problemet eventuale të bletëve i trajtojmë me metoda natyrale, të padëmshme për mjedisin apo shëndetin e njeriut.
Për tu njohur më mirë me të gjitha prodhimet e bletëve tona ju ftojmë të vizitoni faqet përkatëse.
Shijen ama nuk jua rrëfejmë dot, duhet të vini e ta provoni vetë!