Mjaltet

Bashkë me bletët, miket dhe aleatet tona, ne realizojmë me metoda artizanale, që i ruajnë të pandryshuara shijen, aromën dhe vlerat ushqyese, përveç atij të bjeshkëve (shumëlulësh) ne realizojmë edhe tre lloje të zgjedhura mjalti biologjik: mjaltë sherebele, mjaltë lavande & mjaltë gështenje.

Mjalti i sherebelës

Mjalti i sherebelës është një ndër llojet më të mira e më të kërkuara, por njëkohësisht edhe më të rralla të mjaltit natyral, jo vetëm në vendin tonë. 

Malësia e Madhe është një ndër furnizuesit më të mëdhenj botërorë të sherebelës, variteteti autokton i së cilës është ndër të më të kërkuarit dhe më të vlerësuarit në nivel ndërkombëtar.

Shumë nga sipërfaqet ku rritet sherebela autoktone shqiptare ndodhen fare pranë Bletarisë Kastrati, duke ju ofruar kështu bletëve tona një kullotë të rrallë e të çmuar.

Lulet e sherbelës, nga të cilat prodhohet mjalti, mblidhen nga Maji në Qershor.

Përvec shijes së rrallë, mjalti i sherebelës ka edhe veti të shumta kuruese: përdoret për trajtimin e inflamacionit të grykëve, kollës, bronkitit, ftohjeve etj.  

Mjalti i gështenjës

I karakterizuar ngë aroma e fortë karakteristike, si edhe nga një shije jo shumë e ëmbël, mjalti i gështenjës është një prej varieteteve më të mira e më të vlerësuara në të gjithë botën. Falë aromës superiore ai është një përbërës i preferuar i shumë ëmbëlsirave dhe biskotave të zgjedhura.

Përveç aromës dhe shijes së rrallë, mjalti i gështenjës është mjaft i kërkuar edhe për vetitë e tij të shumta kuruese: në mjekësinë popullore në fakt ky lloj mjalti rakomandohet për shërimin e sëmundjeve të stomakut, si ndihmës për tretjen por edhe për forcimin e organit të rëndësishëm të zemrës.

Mjalti i lavandës

Mjalti i lavandës i Bletarisë Kastrati është rezultat i takimit të bletëve tona me lulen e bukur dhe të çmuar me të njejtin emër, varieteti autokton i së cilës është mjaft i përhapur në krahinën e Malësisë së Madhe, ashtu si sherebela.

I preferuar për shijen dhe aromën e mirë karakteristike, ky lloj mjalti këshillohet të konsumohet ashtu siç është, krejt i papërpunuar, që të mos humbasë cilësitë e tij të jashtëzakonshme. I shkëlqyer si superushqim bazë i tryezës së mëngjesit të familjes suaj, mjalti i lavandës i Bletarisë Kastrati shkon shumë edhe si shoqërues i antipastave me djathra të fortë e të stazhionuar. 

Ne e propozojmë si shoqërues ideal të djathrave të njohur Veleçiku, të prodhuara gjithashtu fare pranë Bletarisë Kastrati, në Hot të Malësisë së Madhe. 

Mjalti i lavandës është jo vetëm një superushqim i shijshëm dhe aromatik, por edhe një ilaç i mirëfilltë i rakomanduar për trajtimin e një sërë shqetësimeve. Falë vetive të lules së famshme nga e cila prodhohet, ai përdoret në fakt për qetësimin e sistemit nervor, kundër dhimbjes së kokës që shkaktohet nga stresi i ditës, për lehtësimin e inflamacioneve të sistemit të frymëmarrjes, qetësimin e kollës, e për shumë e shumë terapi të tjera 100% natyrale.