Propolis

Propolisi është një ilaç i mirëfilltë 100% natyral, i prodhuar nga bletët. I njohur mirë që nga lashtësia, ky aleat i fuqishëm i sistemit imunitar përdoret gjerësisht për trajtimin e një sërë shqetësimeve të shëndetit nga e ftohura, tek azma, duke kaluar përmes llojeve të ndryshme të gripit.

Propolisi është një lloj rrëshire e grumbulluar nga bletët pranë disa pemëve të caktuara dhe e përzjerë më pas prej tyre ndër të tjera me dyllë dhe me polen, për të realizuar një mburojë mbrojtëse të koshereve nga sëmundjet apo grabitqarët. Vetë fjala propolis vjen nga gjuha greke dhe do të thotë pikërisht “para qytetit”, duke ju referuar në mënyrë figurative ngrehinës mbrojtëse të kosheres.

I zbuluar nga njerëzimi rreth 6.000 vjet më parë, propolisi përmendet nga autorët e antikitetit dhe përdorej në rituale e trajtime mjekësore të lashtësisë, ndër të tjera për proçesin e mumifikimit të faraonëve të Egjiptit.

Propolisi është një aleat i vyer i sistemit imunitar, por edhe i lëkurës dhe i aparatit të frymëmarrjes. Ai gjen një përdorim vërtet shumë të gjerë në mjekësi për trajtimin e shumë e shumë shqetësimeve, tek të rriturit dhe fëmijët.

Tek Bletari Kastrati do të gjeni propolis të pastër 100% që mund ta përdorni sipas recetave të mjekut tuaj të besuar.  

Propolisin e pastër të bletës mund ta porosisni tani tek ne përmes formularit apo me telefon, mesazh ose email.