Bletari Kastrati
Në Bletarinë Kastrati ne besojmë se s’ka ëmbëlsi më të madhe sesa buzëqeshja në fytyrën e fëmijëve e të dashurve tanë. Mendojmë se ndër gjithë vlerat e jetës, shëndeti është i vetmi që nuk ka rivalë. Jemi të bindur se çdo brez duhet ti dorëzojë pasardhësve të vet një mjedis e një të ardhme më […]
Vizita në Bletari
Mënyra më e mirë për tu njohur nga afër me ne dhe me prodhimet tona 100% natyrale është të na vizitoni, të paktën njëherë, në bletari. Këtu mund të shijoni e të zgjidhni të gjitha prodhimet e bletëve tona, si edhe të njiheni me bletarët, me territorin dhe me profesionin e bukur të bletërritjes. Gjatë […]
Nektari
Nektari është mjeti që përdorin lulet për të tërhequr kafshët apo insektet pjalmuese. Ai është një lëng i ëmbël mjaft i pëlqyer nga bletët. Ato e mbledhin sidomos në mëngjes herët dhe në perëndim të diellit, kur karakeristikat e tij janë më joshëse dhe niveli i sheqerit më i lartë. Nektari është i domosdoshëm për […]
Kosherja
Koshere quajmë shtëpitë artificiale të bletëve të zbutura të species Apis mellifera. Të ndërtuara nga njeriu sipas modelit të zgjojeve që bletët i ndërtojnë të lira në natyra, kosheret u shërbejnë bletëve për të formuar huallin. Kosheret mund të jenë të llojit primitiv, të ndërtuara p.sh. në zgavra pemësh apo shporta, brenda të cilave bletët […]
Pjalmimi
Pjalmimi është një proçes natyror i domosdoshëm për riprodhimin e bimëve. Poleni është fara mashkull e lules, e nevojshme për fekondimin e bimës. Është pluhur shumë i imët, në trajtën e grimcave të vogla. Grimcat e polenit duhen transportuar nga thekët e njërës bimë, drejt pistilit të tjetrës. Vetëm kështu bimët do të fekondohen dhe […]
Bleta e Mjaltit apo Apis mellifera
Bleta është një mike dhe aleate e lashtë e njerëzimit. Specia e saj, Apis mellifera e ka origjinën në Egjipt. Që prej miliona vjetësh ajo është ndarë në disa nënspecie (rreth 20) që sot formojnë tre grupe të dalluara qartë nga njëri tjetri: dy grupe të Mesdheut, Lindor dhe Perëndimor dhe një grup i Afrikës […]
Lulet dhe bletët
Bota bimore dhe ajo shtazore bashkëjetojnë prej mijëra vitesh në mënyrë plotësisht të ndërvarur. Shumë lloje bimësh i kanë përshtatur disa karakteristika të tyret si era, nektari apo ngjyra, për tu bërë sa më tërheqëse për insektet pjalmuese. Pjalmimi përmes insekteve është themelor dhe i pazëvendësueshëm edhe në bujqësi. Në shumë raste, kjo teknikë […]
Llojet e mjaltit në Shqipëri
Bletaria është një art i praktikuar në trojet shqiptare që në lashtësi. Një tekst i epokës antike kushtuar kurioziteteve të kohës, që i atribuohet shkollës aristotelike, në mos vetë Aristotelit të famshëm, i përmend Taulantët, mes Ilirëve, si prodhues të një lloj pijeje alkolike të ngjashme me verën, pikërisht nga mjalti. Teksti antik përshkruan edhe […]
Për shqiptarët në diasporë
Nëse vini në Shqipëri për pushime, për punë, apo për tu çmallur me të afërmit dhe miqtë tuaj, mos u largoni pa marrë me vete një nga prodhimet e bletëve tona! Sa herë ti hapni kutitë e mjaltit në shtëpitë tuaja jashtë shtetit, aroma dhe shija e tyre do tju kujtojë natyrën e bukur të […]
Dhurata
Një shportë elegante me katër lloje të zgjedhura mjalti BIO, si edhe një përzgjedhje produktesh të tjera 100% natyrale të koshereve tona është një dhuratë e papritur, origjinale dhe e vlerësuar. Na kontaktoni me kërkesat tuaja për një dhuratë të personalizuar kushtuar njerëzve tuaj të zemrës.