Pjalmimi

Pjalmimi është një proçes natyror i domosdoshëm për riprodhimin e bimëve. Poleni është fara mashkull e lules, e nevojshme për fekondimin e bimës. Është pluhur shumë i imët, në trajtën e grimcave të vogla. Grimcat e polenit duhen transportuar nga thekët e njërës bimë, drejt pistilit të tjetrës. Vetëm kështu bimët do të fekondohen dhe do të mund të japin fryte.

Pjalmimi ndodh përmes insekteve, zogjve, shiut apo erës, që i përcjellin grimcat e polenit nga pak metra deri në mijëra kilometra larg pemës së origjinës, duke kryer kështu një shërbim të pazëvendësueshëm për mjedisin dhe natyrën.