Bletari Kastrati

Kullotat e bletëve tona

Bletët tona lëvizin të lira në kullotat e pasura të mjedisit të bekuar të krahinës së Kastratit, mes brigjeve lindore të liqenit të Shkodrës dhe malësisë së Kelmendit.

Kjo krahinë karakterizohet nga pyjet me famë të gështenjave, si edhe nga rritja e disa variteteve të bimëve mjekësore e aromatike, të kërkuara e të vlerësuara në të gjithë botën, si sherebela dhe lavanda. Shpatet e kodrave e të maleve përreth mbulohen pastaj nga pranvera në vjeshtë nga shumë lloje të tjera lulesh. 

Kjo pasuri e jashtëzakonshme na shpërblen bujarisht me katër lloje mjalti sipëror, 100% BIO:
mjaltë sherebele, mjaltë lavande, mjaltë bjeshke (shumëlulesh) dhe mjaltë gështenje.

Kosheret tona prodhojnë gjithashtu edhe qumështin e bletës, polenin dhe propolisin, aleatët e mëdhenj të shëndetit tuaj. 

Për tu njohur më mirë me të gjitha prodhimet e bletëve tona ju ftojmë të vizitoni faqet përkatëse.

Shijen ama nuk jua rrëfejmë dot, duhet të vini e ta provoni vetë!