Bletari Kastrati

Lulet dhe bletët

Bota bimore dhe ajo shtazore bashkëjetojnë prej mijëra vitesh në mënyrë plotësisht të ndërvarur. Shumë lloje bimësh i kanë përshtatur disa karakteristika të tyret si era, nektari apo ngjyra, për tu bërë sa më tërheqëse për insektet pjalmuese.  

Pjalmimi përmes insekteve është themelor dhe i pazëvendësueshëm edhe në bujqësi. Në shumë raste, kjo teknikë siguron një prodhim më të madh, ndërsa në mjaft të tjera është absolutisht e domosdoshme, si p.sh. për mollët apo qershitë. Insektet pjalmuese mund të jenë të egër, si milingonat, apo të rritur nga njeriu, si bletët. Përdorimi pa kriter i pesticideve dhe kimikateve është shkatërrues për insektet e dobishme si bletët. Për këtë arsye sot lëvizje të mëdha botërore ju kërkojnë qeverive të ndërhyjnë për ndalimin apo disiplinimin e përdorimit të këtyre substancave në bujqësinë intensive dhe kthimin drejt teknikave që respektojnë mjedisin dhe jetën e njeriut.