Bletët tona rriten në mënyrë natyrale, në mjedisin e bekuar të krahinës së Kastratit, mes brigjeve lindore të liqenit të Shkodrës dhe malësisë së Kelmendit. Bashkë me to, ne realizojmë me metoda artizanale, që i ruajnë të pandryshuara shijen, aromën dhe vlerat ushqyese, katër lloje të zgjedhura mjalti biologjik: sherebele, lavande, bjeshke dhe gështenje.
Mjalti dhe superushqimet e tjera të bletëve tona janë rezultate të një proçesi të gjatë, që fillon nga çasti kur bletët ulen mbi lule e deri në tryezat tuaja, duke kaluar përmes punës së përkushtuar artizanale të bletërritësit, që ushtron një kontroll të vazhdueshëm për të garantuar freskinë dhe cilësinë e prodhimit.
Mjaltet tona nuk pastorizohen, por zbuten ngadalë në mënyrë delikate në temperatura që nuk i kalojnë kurrë 40°, kufiri më i lartë i temperaturës së koshereve, për të ruajtur të paprekur e të pandryshuar shijen, aromën dhe vlerat e tyre ushqyese.
Për tu njohur më mirë me të gjitha prodhimet e bletëve tona ju ftojmë të vizitoni faqet përkatëse.
Shijen ama nuk jua rrëfejmë dot, duhet të vini e ta provoni vetë!