Nektari

Nektari është mjeti që përdorin lulet për të tërhequr kafshët apo insektet pjalmuese. Ai është një lëng i ëmbël mjaft i pëlqyer nga bletët. Ato e mbledhin sidomos në mëngjes herët dhe në perëndim të diellit, kur karakeristikat e tij janë më joshëse dhe niveli i sheqerit më i lartë. Nektari është i domosdoshëm për prodhimin e mjaltit.