Bletari Kastrati

Për shqiptarët në diasporë

Nëse vini në Shqipëri për pushime, për punë, apo për tu çmallur me të afërmit dhe miqtë tuaj, mos u largoni pa marrë me vete një nga prodhimet e bletëve tona!

Sa herë ti hapni kutitë e mjaltit në shtëpitë tuaja jashtë shtetit, aroma dhe shija e tyre do tju kujtojë natyrën e bukur të vendlindjes dhe çastet e gëzuara prane familjes, me të afërmit dhe miqtë tuaj.

Mundësia për tju servirur fëmijëve tuaj në vendet ku jetoni e punoni një prodhim të shijshëm, të shëndetshëm e tejet cilësor nga Shqipëria është pastaj një kënaqësi më vete!

Prodhimet e rralla 100% BIO të Bletarisë Kastrati janë gjithashtu një dhuratë e çmuar, origjinale dhe mjaft e vlerësuar për miqtë tuaj në shtetet ku punoni dhe jetoni, që ju përfaqëson denjësisht jo vetëm ju, por edhe vendin tuaj amë.

Prodhimet tona mund ti porosisni online ose me telefon apo whatsapp dhe ti tërhiqni pranë Bletarisë Kastrati në datën e dëshiruar. Bëjmë gjithashtu dërgesa në Shqipëri dhe në disa qytete të shteteve të Europës.