Centro Albanese
Centro Albanese – Qendra Shqiptare në Itali është një prej organizatave më aktive të diasporës shqiptare në Itali dhe në Europë. Qendra synon përhapjen e njohjes së Shqipërisë dhe të kulturës së saj në Itali dhe BE, promovimin e mardhënieve kulturore, shoqërore dhe ekonomike mes Shqipërisë dhe Italisë e vendeve të BE-së, si edhe të mbështesë integrimin e bashkësisë shqiptare që jeton e punon jashtë vendit, si pjesë e proçesit më të gjerë të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europjan.
Volontariato Internazionale Per Lo Svilupo
VIS Albania, degë e një prej organizatave më të rëndësishme italiane të bashkëpunimit ndërkombëtar është e pranishme në Shqipëri që prej vitit 1994, me një fokus të posaçëm në krahinën e Malësisë së Madhe. Në bashkëpunim me Ministrinë e Jashtme të Italisë, Komisionin Europjan, qeverinë shqiptare dhe donatorë të tjerë mbështet rritjen dhe forcimin e veprimtarive prodhuese, fuqizimin e ofertës agroturistikë si edhe nxitjen e proçeseve të rrjetëzimit e të bashkëpunimit mes përfituesve pjesëmarrës në projekte.
International Organization for Migration
E pranishme në Shqipëri që prej vitit 1992, IOM Albania është degë e International Organization for Migration (IOM), pjesë e Sistemit të Kombeve të Bashkuara si organizata udhëheqëse ndër-qeveritare që promovon migrimin human dhe të rregullt në dobi të të gjithëve.
Agenzia Italiana per la Cooperazione allo Sviluppo
Agjencia Italiane për Bashkëpunim për Zhvillim është agjencia e Qeverisë Italiane për zbatimin e politikave të bashkëpunimit ndërkombëtar për zhvillim. Selia e Tiranës ka kompetenca për rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Ferma Marjan Toma
Prodhojmë dhe shesim drejtëpërdrejtë domate, kastraveca dhe sallatë jeshile bio, por edhe shumë prodhime të tjera të freskëta e të përpunuara ushqimore të krahinës së Zadrimës.
Ferma Vasija
Të shëndetshme, të shijshme, të sigurta: prodhimet tona organike, të freskëta e të përpunuara janë një dhuratë e vërtetë e Natyrës. Tani mund ti zbuloni apo ti porosisni drejtëpërdrejtë pranë fermës sonë në Zadrimë. Ju mirëpresim!
Salvia Nord
Mbrojtës të mjedisit e të biodiversitetit, zhvillues të trashëgimisë së vyer gjenetike mijëravjeçare të trojeve tona, partnerë krenarë, ndër vite, të qindra fermerëve të përkushtuar.
Art Zadrima
Krijimet e dizajnit për hijeshimin e mjediseve të punës dhe të banimit, dhuratat, apo prodhimet funksionale që valorizojnë gatimet e kuzhinave dhe tryezat tuaja janë disa nga dhjetëra llojet e objekteve tona origjinale të qeramikës. Për blerësit individualë dhe për sipërmarrjet e interesuara realizojmë gjithashtu edhe projekte të personalizuara me porosi, si sete kuzhine, dhurata për dasëm apo lavamanë të zbukuruar.
Kantina Ersi
Tek vreshtaria dhe Kantina Ersi, në tokën e bekuar të Zadrimës, ne rrisim me metoda organike dy prej variteteve më të njohura shqiptare të rrushit, Kallmetin dhe Sheshin e Bardhë. Kultivojmë gjithashtu edhe tre prej variteteve më të njohura botërore, francezet Merlot e Chardonnay, si edhe Tempranillo-n spanjolle.
Baxho AgroReci
Shoqëria e Bashkëpunimit Bujqësor “Agro Reçi” është një shembull i bukur i asaj që mund të arrihet përmes valorizimit të traditave, pasionit për punën dhe impenjimit të përbashkët. E rithemeluar në vitin 2018, ajo i ka rrënjët në punën dhe sakrificat dhjetëravjeçare të një grupi të apasionuar fermerësh dhe blegtorësh të krahinës së Shkrelit.
Natyra Ime
Në laboratorin Natyra Ime punojmë për ta ruajtur bukurinë tënde të natyrshme, duke e ndihmuar atë njëkohësisht të spikasë. Sapunët dhe kremrat tona me bazë qumështi, mjalti e vaji ulliri, por edhe bimësh të jashtëzakonshme si lavanda e sherebela, janë produkte 100% natyrale, që të ndihmojnë të kujdesesh për trupin dhe shëndetin tënd: butësia dhe shkëlqimi natyral i lëkurës, rritja dhe forcimi i flokëve, apo efektet relaksuese, ushqyese dhe antibakterjale janë vetëm disa nga përfitimet e prekshme të përdorimit të rregullt të tyre. Krijimet tona realizohen me metoda artizanale, falë ndërthurjes së pasionit për të bukurën, teknikave bashkëkohore dhe trashëgimisë së jashtëzakonshme bimore të Malësisë së Madhe.
Veleçik Milk
Ne të Djathrave Artizanale Veleçiku besojmë fort se njeriu është ajo që ha. Jemi të vetëdijshëm se ushqimi i mirë është pjesë thelbësore e historisë dhe kulturës së familjeve tona. Kemi bindjen se cilësia e lartë e prodhimeve natyrale mund të bashkëjetojë në harmoni të plotë me shije nga më mbresëlënëset. Për këto arsye, specialitetet e rralla të baxhos sonë prodhohen ekskluzivisht me dhuratat e natyrës së bekuar të Malësisë së Madhe: qumështi i freskët i kullotave të dhjetëra blegtorëve të zonës dhe frutat e egra apo të kultivuara me metoda natyrale në kopshtet e fermave lokale. Përvojën shekullore në sektorin e blegtorisë dhe të prodhimit të bylmetit që kemi trashëguar nga familja, e kemi pasuruar ndër vite me kurse dhe studime universitare dhe pasuniversitare në Shqipëri dhe në vendet e Bashkimit Europjan, duke synuar arritjen e niveleve më të larta cilësore.
Colors of Zadrima
Në ateljenë Colors of Zadrima ne besojmë fort tek e bukura. Kemi bindjen se stili është një vlerë e rrallë që i mbijeton çdo mode. Mendojmë se eleganca e bën jetën më interesante dhe ato që e zotërojnë meritojnë të spikasin. Për këto arsye, të frymëzuara nga traditat historike e të mirënjohura të krahinës sonë punojmë me përkushtim për të realizuar krijime artizanale unike, me dizajne origjinale dhe materiale të çmuara, të afta të valorizojnë individualitetin tuaj.
Kantina Mani
Kallmet bio, i stazhionuar në voza druri, shijim i prodhimeve të rralla tradicionale, relaks mes vreshtave dhe natyrës së paprekur. Ju mirëpresim!
ZaDream
Sapun artizanal....mes ëndrrës dhe traditës
Vajra Malësie
Ekselenca e bimëve aromatike e mjekësore të Malësisë së Madhe, të njohura e të vlerësuara ndërkombëtarisht është baza e vajrave tanë bimorë, me veti të jashtëzakonshme për bukurinë, mirëqënien dhe shëndetin tuaj.
Vreshtaria Organike Kolë Ndoci
Vreshtarë të apasionuar. Bashkëpunëtorë të agroturizmit Mrizi i Zanave. Pasioni për vreshtarinë, kujdesi i sinqertë për tokën dhe vëmendja e madhe për çdo detaj na shpërblejnë me prodhime cilësore nga të gjashtë varietetet e zgjedhura ndërkombëtare të rrushit që kultivojmë me përkushtim dhe metoda organike në Gramsh të Lezhës, territor historik i verërave të mëdha shqiptare.
Rrok Bujaj
Shurupe e çajra bimorë me veti shëruese, likere e raki me shije të rralla, reçelra e lëngje natyrale: zbuloni produktet e natyrës bujare të Kelmendit.
Bujtina e Rozes
Pamjet e pazakonta nga lart të liqenit të Vaut të Dejës, vizita e rrënojave të qytetërimit të lashtë enigmatik të Kalasë së Dalmacës, shijimi i specialiteteve të rralla të traditës kulinare të malësive në kufijtë e Zadrimës: këto janë disa nga përvojat unike që ju mundëson vizita në krahinën kodrinore që lartësohet mbi fshatin e njohur buzë ujërave të Komanit. Bujtina e familjes Nikaj, që gjendet brenda territorit të parkut arkeologjik është e vetmja pikë mbështetëse për të eksploruar këtë rajon të veçuar, tërheqës dhe thuajse krejtësisht të panjohur të Shqipërisë.
Ferma organike Andrea Ndoj
Shije mbresëlënëse dhe cilësi e lartë, siguri e plotë për shëndetin e konsumatorit, kujdes maksimal për tokën dhe mjedisin: këto janë parimet që frymëzojnë punën e përditshme të fermës sonë të çertifikuar organike Andrea Ndoj në Paçram, zemër e Zadrimës, krahinë me famë për larminë e prodhimeve agroushqimore. Ne jemi të specializuar në kultivimin me metoda natyrale të çertifikuara të dy variteteve të njohura mesdhetare të ullirit, të shalqinit dhe të qershive organike. Një tjetër veprimtari me rëndësi është edhe rritja në gjendje të lirë, nën hijet e plantacioneve me pemë frutore, të pulave të fshatit.
Bletari Kurtaj
Natyra e paprekur, ajri i pastër dhe kullotat me bimësi të pasur të fshatit Lepurosh të Gruemirës, në shpatet e larta të Malit Maranaj në veri të Shkodrës janë mjedisi ideal për rritjen e bletëve dhe prodhimin e mjaltit organik. Në këtë krahinë të bukur, por ende shumë pak të njohur të Shqipërisë, ku kanë lindur e janë rritur shumë breza të familjes sonë, ne bashkëpunojnë prej vitesh me kolonitë e bletëve tona për realizimin e disa variteteve të mjaltit të pastër biologjik, me shije dhe aromë të rrallë.
Ferma organike Fran Brunga
Frutat e freskëta e të përpunuara, vaji ekstra i virgjër i ullirit, djathi plot shije i qumështit të dhive: prodhimet e pastra të fermës sonë organike lindin mes natyrës së paprekur të kodrave të gjelbëruara që kurorëzojnë fushën e begatë të Zadrimës.
Ferma Organike Vukcaj
Natyra e virgjër e Malësive të Kelmendit është burimi i prodhimeve tona të rralla artizanale. Reçelra me fruta të egra pylli, cajra bimorë e mbi të gjitha lëngu i shegës së egër të luginës së lumit Cem.
Kantina Zadrima
Kultivues dhe prodhues tradicionalë të verërave të mëdha shqiptare, si Kallmeti, në rajonin e tyre historik të Zadrimës. Sot edhe me një ofertë të re agroturistike.
Vila Franceze
Një oaz paqeje dhe bukurie natyrore buzë ujërave të liqenit të Vaut të Dejës, Vila Franceze është prej kohësh pikë referimi për të gjithë udhëtarët që vizitojnë Liqenin e Komanit dhe Lumin e Shalës.
Agorà Farmhouse
Gjelbërim dhe pejsazhe mbresëlënëse, qetësi e rrallë e ëmbëlsuar nga cicërimave e zogjve, tryezë e pasur dhe origjinale me specialitete të traditës shqiptare: i “fshehur” në brigjet e lumit Drin, mes liqeneve të famshme të Komanit dhe të Vaut të Dejës, agroturizmi Agorà Farmhouse është vendi ideal për të kaluar çaste të gëzuara me miqtë dhe të afërmit tuaj.
Agroturizëm Rruga e Mullirit
Pesë minuta larg qendrës së fshatit Reç, vendi i pyllit të famshëm të gështenjave dhe porta hyrëse e parkut natyror të Shkrelit, agroturizmi “Rruga e Mullirit” ju mirëpret mes qetësisë shlodhëse dhe pejsazheve të virgjëra e bukolike të Shqipërisë rurale.