Qumështi i bletës, i quajtur në disa gjuhë të botës edhe “peltja mbretërore” është një superushqim natyror, i pasur me vitamina, që forcon sistemin imunitar, ndihmon kundër plakjes së trupit e të mendjes dhe parandalon shfaqjen e shumë sëmundjeve.
Nuk është rastësi që bletët prodhimin më të mirë të tyre, qumështin e famshëm, ja rezervojnë nukleuseve të sapolindura dhe mbi të gjitha Mbretëreshës, e cila nuk ushqehet me asgjë tjetër.
Efektet e tij të jashtëzakonshme vihen re tek vetë bletët: mbretëresha është e vetmja që mund të riprodhojë dhe jeton rreth 30 herë më gjatë se bletët e zakonshme.
Tek Bletari Kastrati këtë superushqim kaq të dobishëm për shëndetin tonë e mbledhim në vazhdimësi nga bletët tona.
Qumështi i bletës këshillohet të përdoret i freskët, dy ose tre herë në vit, për rreth 30 ditë me rradhë, sidomos në periudhat e ndërrimit të stinëve, ose gjithësesi në çastet e stresit më të madh për organizmin.
Doza ditore e këshilluar është rreth 1 gram për të rriturit dhe 0.5 gram për fëmijët. Qumështi i bletës duhet ngrënë me stomakun bosh, rreth gjysmë ore përpara mëngjesit.
Një këshillë që japim shpesh është mbajtja e qumështit të bletës nën gjuhë, deri sa të tretet, për të ndihmuar përthithjen sa më të drejtëpërdrejtë të përbërësve të tij.
Nëse shija e qumështit të bletës ju duket tepër e athët, mund ta ëmbëlsoni atë me pak mjaltë.
Qumështin e freskët të bletës mund ta porosisni tani tek ne përmes formularit apo me telefon, mesazh ose email.