Mënyra më e mirë për tu njohur nga afër me ne dhe me prodhimet tona 100% natyrale është të na vizitoni, të paktën njëherë, në bletari.
Këtu mund të shijoni e të zgjidhni të gjitha prodhimet e bletëve tona, si edhe të njiheni me bletarët, me territorin dhe me profesionin e bukur të bletërritjes.
Gjatë vizitës mund të ndajmë me ju këshilla dhe sugjerime për përdorimin efikas dhe optimal të të gjitha prodhimeve tona natyrale, si edhe për gërshetimin e tyre ideal me prodhime të tjera ushqimore të shëndetshme.
Në rast se dëshironi, mund të rezervoni edhe një vizitë degustimi të mjalteve tona speciale, të shoqërura me një pjatancë djathrash të zgjedhur BIO të krahinës sonë.